Categories Lajme

Aksident tragjik në Tepelenë, humbën jetën 4 persona, 2 të tjerë të plagosur rëndë

Një aksident tragjik me 4 persona të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur në Tepelenë. Tre automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur rreth orës 19:00 të së dielës në “bypassin” e Tepelenës, poshtë kalasë së këtij qyteti, që është pjesë e aksit nacional Tepelenë-Gjirokastër. Një automjet, duke ardhur në drejtimin jugor, ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që qarkullonin në drejtim të kundërt.

Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore, bëhet e ditur se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë si pasojë e shiut. “Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit”, njofton policia.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, ambulancë, rrugë dhe teksti

Mund të jetë një imazh i rrugë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Yzberisht,Me shkopinj bejsbolli gati për sherr,procedohen 23 të mitur

Një konflikt mes dhjetëra të miturve është parandaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës pasi e rrahën në rrugë

Shefi i Komisariatit të Policisë së Krujës, Elton Shahini, ka reaguar për Top Channel lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Zjarri shkrumbon banesën, çifti i të moshuarve përfundon në spital i asfiksuar

Një banesë është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen nr.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro fiton papritur terren ndaj Lekut brenda javës

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka mbyllur javën në rritje. Sipas kursit…

LEXO ME SHUME