Categories Lajme

Moti i qëndrueshëm dhe temperatura në rritje

Gjatë kësaj jave vendi ynë parashikohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm dhe temperatura në rritje.

Megjithatë nuk do të mungojnë depërtimet e qendrave ciklonare me masa ajrore të ftohta.

Njoftimi i SHMU:

Për javën që presim përpara mbi vendin tonë parashikohet mot kryesisht i qëndrueshëm. Kjo situatë vjen si pasojë e aktivitetit më të theksuar të dy anticikloneve, ai i Azoreve dhe ai Afrikan të cilët janë ngritur më lartë në gjerësitë gjeografike.

Në këtë mënyrë ky aktivitet i tyre pritet të sjellë mot të qëndrueshëm dhe temperatura në rritje (tashmë zyrtarisht në periudhën e pranverës) edhe pse nuk do të mungojnë depërtimet e qendrave ciklonare me masa ajrore të ftohta.

Përsa u përmend edhe më lartë, për ditët e Hënë por edhe ditët e Mërkurë, Enjte dhe ditën e Premte moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat ditën e Hënë do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra në formën e pikave.

Përjashtim bënë dita e Martë. Moti për ditën e Martë parashikohet nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës i vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit. Pas orëve të mesditës mot me kthjellime e alternime vranësirash.

Temperaturat do të jenë me rritje të lehta përgjatë këtyre ditëve (kryesisht në vlerat e mesditës), por në vlera normale të mesatares klimaterike të vendit tonë.

Moti i qëndrueshëm dhe temperatura në rritje

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME