Categories Lajme

Aksidentet në Kosovë, brenda 11 muajve, 103 persona të v.dekur

Nga janari deri në muajin nëntor të këtij viti, 103 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në trafik. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 14.552 aksidente prej të cilave 90 kanë qenë fatale. Policia e Kosovës, përmes një përgjigje për gazetën “Zëri”, ka bërë të ditur se 5.559 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 8.903 aksidente me dëme materiale. Në periudhën janar-nëntor të këtij viti, Policia e Kosovës ka vene 411.127 gjoba në trafik.

Policia ka bërë të ditur se në periudhën e njëjtë kohore të vitit 2018, kanë qenë 110 persona të vdekur në aksidente trafiku. Sipas këtyre të dhënave, gjithsej kanë qenë 14.393 aksidente prej të cilave 85 aksidente fatale, 5.706 aksidente me lëndime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME