Categories Lajme

Aksidentet në Tiranë, 9 persona të plagosur dhe një shofer i arrestuar

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 4 aksidente në Tiranë.

Bilanci i këtyre aksidenteve, është 9 persona të plagosur dhe një shofer, i dehur, i arrestuar.

Burime nga Policia e Tiranës, bëjnë të ditur, se midis të aksidentuarve janë edhe dy minorenë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

  • Më datë 23. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. M., vjeç 46, banues në Tiranë, pasi më datë 22. 10. 2018, në rrugën e “Kavajës”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Benz”, të drejtuar nga shtetasi E. P., vjeç 35, banues në Tiranë, i cili ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Volkswagen”, të drejtuar nga shtetasi A. M., vjeç 28, banues në Tiranë, për pasojë janë dëmtuar shtetasit A. M., A. M., A. D., R. C., dhe Z. Sh., vjeç 46, 23, 64, 45 e  61, banues në Tiranë, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, janë larguar në banesa, kurse Z. Sh., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
  • Më datë 23. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. K., vjeç 67, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi në rrugën Elbasan – Tiranë, duke drejtuar mjetin fuoristradë tip “Kia”, është përplasur me mjetin taksi tip ”Benz”, me drejtues B. M., vjeç 50, banues në Tiranë, për pasojë janë aksidentuar pasagjerët K. D., dhe G. D., vjeç 46 e 38, banues në Cërrik, të cilët pas mjekimit në spital janë larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.
  • Më datë 23. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. P., vjeç 26, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi në rrugën e “Kavajës”, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, ka përplasur këmbësorin e mitur E. P., vjeç 15, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
  • Më datë 23. 10. 2018, u arrestua në flagrancë  shtetasi  F. M., vjeç 37, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi në rrugën “Llazi Miho”, në kryqëzim me rrugën “Petraq Leka”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar drejtuesin e biçikletës, A. K., vjeç 14, banues në Kombinat, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME