Categories Lajme

“Rama na bëri koka turku për t’u afruar me BE-në”, befason i arrestuari gjatë operacionit “Vol-Vo 4”

Është marrë vendimi për disa nga të arrestuarit e operacionit të disa ditëve më parë ku u arrestuan 34 persona.

Gjatë operacionit të quajtur “Vol-Vo 4”, ndër të tjerë u arrestuan edhe dy ish-deputetë e PS-së, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, të cilët u lanë në burg ditën e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Por përtej kësaj, deklarata e njërit prej të arrestuarve ka tërhequr vëmendjen e mediave.

Siç raporton gazetarja Klodiana Lala, Genc Zeneli, i cili është arrestuar si pjesë e të ashtuquajturës “Banda e Ndokës” që akuzohet se tjetërsoi tokat në zonën e “Ranës së Hedhun”.

Ai citohet të ketë thënë në sallën e gjyqit:

“Jeni urdhëruar nga Rama për të bërë një show dhe për të na bërë si ‘koka turku’ për t’u afruar me BE”.
Zeneli rezulton sipas një kontrate fiktive shit-blerje prone, të jetë i martuar me shtetasen Lule Zeneli, ish-punonjëse hipoteke gjithashtu e arrestuar në kuadër të organizatës kriminale, por në të vërtetë ata nuk janë bashkëshortë, sipas gazetares Lala.

Nga ana tjetër, prokuroria dyshon se ky fakt është bërë për të kaluar lehtësisht një sipërfaqe toke nga njëri bashkëshort tek tjetri.

Nuk dihet nëse akuzat e drejtëpërdrejta ndaj kryeministrit Rama janë një mendim i përbashkët me ish-deputetin Ndoka, apo një mendim personal i tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME