Categories Lajme

Aksidentet shtohen gjatë ditëve të pushimit

7 makina të përplasura dhe dy persona të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mesditën e së shtunës në Tiranë, në afërsi të kryqëzimit të Komunës së Parisit. Aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga një makinë e grumbullimit të mbetjeve e cila i ka përplasur në seri makinat e parkuara. Burime për Top Channel thanë se shoferi i këtij mjeti është arrestuar pasi ai ka qenë nën efektin e një sasie të madhe alkooli, ndërsa dy personat e plagosur janë punonjës të grumbullimit të mbetjeve.

Shoferi i kësaj makinë, Islam Beba, sipas policisë, ishte i dehur në timon dhe për këte arsye nuk ndaloi pranë koshit të mbeturinave por mori gjithçka para. Një tjetër aksident, mbajti për rreth 1 orë të bllokuar, autostradën Lushnjë Fier.

Drejtuesit e mjeteve, nuk arritën të merreshin vesh se cili ishte fajtori i aksidentit me dëme të lehta, duke shkaktuar një radhë prej 8 kilometrash me automjetet të cilat qëndronin në pritje të lirimit të rrugës, mes tyre edhe një ambulancë. E shtuna regjistroi një tjetër aksident në Gjirokastër. Një shofer 27 vjeçar, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga që të çon për në Kakavijë, për të përfunduar më pas në një kanal. Në ditët e verës aksidentet rrugore janë rritur ndjeshëm.

Në muajin qershor 15 burra dhe 11 gra kanë humbur jetën në aksidente rrugore. Ndërsa numri i të lënduarve është shumë më i madh. Në total janë 131 aksidente që kanë ndodhur, mesatarisht 4 për çdo ditë. Ekspertët presin që edhe gjatë muajit gusht të ketë sërish incidente të vazhdueshme në rrugë. Kjo ndodh për shkak se gjatë verës drejtuesit e mjeteve ulin vigjilencën, ecin më shpejt dhe bëjnë më shume shkelje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME