Categories Lajme, Turizëm

Bukuritë e Shqipërisë mahnitin gazetarët brazilianë, 40 minuta reportazh

“Një thesar i fshehur që ngadalë po zbulohet. Shqipëria është një tokë me male dhe plazhe të bukura – praktikisht e panjohur. Një vend me histori të mbajtura me shekuj duke pritur për zbuluesit. Qytetet që sapo fillojnë të hapen para botës.” kështu nis reportazhi i 2 gazetareve brazilianë Sérgio Chapelin dhe Glória Maria kushtuar Shqipërisë. Reportazhi i dy gazetarëve është publikuar në programin e përjavshëm brazilian Reporter Globo për rreth 40 minuta ku janë prezantuar plazhet, ushqimet tradicionale, vendet turistike, arkitektura, bunkerët e kohës së komunizmit, vendet historike si dhe pasuritë kulturore. Aventura e Reporter Globe fillon në jug të këtij vendi, pothuajse në kufirin me Greqinë dhe më pas shkon në vendet më turistike të vendit dhe përfundon në Tiranë. Një vëmendje të veçantë në reportazh i është kushtuar Butrintit ku gazetarët janë mahnitur nga bukuritë që ka kjo zonë. Ndërsa Ksamili cilësohet si plazhi më i bukur që ka rajoni. Ndërsa për sa i përket arkitekturës dhe traditës në Gjirokastër, në reportazh thuhet se është diçka magjepsëse. Në këtë reportazh gazetarja braziliane ka intervistuar edhe kryeministrin Rama. Asaj i kanë tërhequr vëmendje pallatet me ngjyra dhe fasada në kryeqytet, ku thotë se ideja për t’i bërë me ngjyra ka qenë e kryeministrit Rama.

“Erdhi nga nevoja që kishim edhe pse nuk kishim buxhet…bëmë shumë për qytetin duke i dhënë frymë dhe e ngjyrosëm…doli që ishte një ide e mirë” tregon Rama për sa i përket ngjyrosjes së pallateve. Rama më pas tregon se bën art kur punon apo flet ne telefon dhe se studioja e tij është në fakt tavolina e punës.

Në reportazhin brazilian një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe periudhës komuniste ku ka marrë rrëfimin e disa të dënuarve në atë kohë. ” Asnjë vend tjetër në botë nuk është izoluar kaq gjatë. Pothuajse askush nuk hyri. Pothuajse askush nuk mbeti. Një thesar i fshehur që ngadalë po zbulohet.” kështu e nis rrëfimin për periudhën komuniste gazetarja.

Më pas reportazhi ndalet në BunkArt 1 ku shpjegon se bunkerët si ai që tashmë është kthyer në një atraksion turistik, u bënë për mbrojtje nga sulme të mundshme. Për BunkArt 1, gazetarja shpjegon se u ndërtua për të mbrojtur liderët e vendit në atë kohë dhe ishte më i rëndësishmi. Në mbyllje të reportazhit Shqipëria përshkruhet si një vend i lirë demokrat e tolerant që pret të rritet dhe të modernizohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME