Categories Lajme

Aksidenti fatal në Larisa, në mesin e të zhdukurve dhe 21-vjeçarja shqiptare

Në mesin e të zhdukurve nga tragjedia në Larisa, rezulton dhe një shqiptare. Klaudia Lata, studentja 21 vjeçare e Mjekësisë raportohet se ndodhej në vagonin e dytë të trenit gjatë aksidentit të rëndë. Për shkak të përplasjes së fortë identifikimi i shqiptares pritet të bëhet përmes ADN-së.

Prindërit shqiptarë të studentes 21-vjeçare të mjekësisë janë në pritje të përgjigjes,. Teksa kanë kanë kaluar më shumë se 24 orë nga aksidenti i frikshëm, shpresat për nxjerrjen e gjallë të 21-vjeçares thuajse janë shuar.  Lajmi bëhet i ditur nga Komuniteti Shqiptar në Greqi.

Komuniteti Shqiptar në Greqi:

Kërkohet Klaudia!

Klaudia Lata, studentja 21 vjeçare e Mjekësisë është një nga pasagjerët e vagonit 2 të aksidentit të frikshëm në Evangjelismo, Tembi. Familja Lata, familja emigrante shqiptare në Larisa ka filluar procesin e identifikimit me ADN, ndërsa shpresat vajza e tyre të jetë mes të mbijetuarve thuajse janë shuar.

Komuniteti Shqiptar në Greqi shpreh hidhërimin e thellë për këtë aksident të frikshëm e plot pikëpyetje.

Ne solidarizohemi plotësisht me familjet e të prekurve nga aksidenti, jemi njësoj të shokuar e të indinjuar me humbjen e thellë e të padrejtë të kaq të pafajshmëve.

Ngushëllime familjeve të viktimave!

Njëkohësisht, si mbarë populli grek, kërkojmë të hidhet dritë mbi shkaqet e aksidentit e të drejtohen urgjentisht para drejtësisë fajtorët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME