Categories Lajme

Lëvizte me armë zjarri me vete, në pranga 19-vjeçari në Shkodër

Një 19-vjeçar është vënë në pranga pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje në Shkodër.

“Velipojë, Shkodër/Kontrolle intensive, bazuar në inteligjencën informative, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe sende të kundërligjshme.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Baks”, sekuestrohen 2 armë zjarri (1 pistoletë dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak.

Vihet në pranga 19-vjeçari që u kap në flagrancë nga Policia, duke qarkulluar me 2 armët e zjarrit, në automjet.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Stacionit të Policisë Velipoje, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë operacionit policor të koduar “Baks”, në fshatin Baks, në Velipojë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin D. Sh. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur  2 armë zjarri (1 pistoletë dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin D. Sh., 19 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME