Categories Lajme

Aksidenti/ “Më falni që ju shqetësova!”, makina e tij ra në humnerë, banorët e gjetën 51-vjeçarin të gjallë!

Ka humbur jetën 51-vjeçari, i cili humbi kontrollin e automjetit dhe ra në humnerë në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”.

Viktima Prendush Kola, punonjësi i mirëmbajtjes së rrugës po kthehej në banesë, kur në vendin e quajtur Shkëmbi i Dardhës, mjeti i tij dalë nga rruga, duke përfunduar në greminë.

Me të dëgjuar zhurmën nga rënia e makinës, banorët e zonës kanë nisur kërkimet në terren dhe rreth orës 22:00 e gjetën të aksidentuarin me shenja jete.

Sipas burimeve, në momentin kur është gjetur nga banorët, u ka kërkuar falje që i ka shqetësuar në atë orë të mbrëmjes.

Pavarësisht ndihmës së banorëve Prendush Kola ndërroi jetë, si pasojë e plagëve të shumta.

Për nxjerrjen e trupit të pajetë u angazhuan vec banoreve te zones edhe zjarrfikesit e Fushë Arrëzit, të cilët e nxorrën trupin e pajetë rreth orës 01:00, ndërsa automjeti ende nuk është gjetur.

Njoftimi:

Fushë-Arrëz / Informacion paraprak

Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”, shtetasi P. U., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca, por shtetasi P. U. ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa dhe s’u kthye më, nëna denoncon zhdukjen e të birit

Një 31-vjeçar rezulton i humbur, ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Boegrad që postuan foto me Shqipërinë etnike, Berisha: Lirojini ose opozita do të mbajë protesta para ambasadës serbe

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë me gazetarët nga selia e PD, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari i dehur kërcënon policët italianë pas sherrit në lokal, arrestohet!

Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua për kërcënim dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, pasi policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME