Categories Lajme

Thirrja/ Qindra qytetarë mbështesin Elvis Shkambin, mblidhen për dy ditë mbi 8 mijë dollarë për vrasësin e gjyqtarit

“Drejtësi dhe Përfaqësim i Drejtë për Elvisin dhe Gjon Shkambin!”

Kjo është thirrja e bërë nga familjarët e dy personave të sipërpërmendur, duke kërkuar nga shqiptarët të japin sa para të munden për të ndihmuar xhaxha e nip që akuzohen zyrtarisht nga Prokuroria e Tiranës për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Ata kanë hapur një “GoFoundMe”, e cila është një platformë që është krijuar për t’ju ardhur në ndihmë atyre që janë në nevojë, kryesisht për shkak të problemeve shëndetësore.

8.500 dollarë janë mbledhur për 24 orë nga qytetarë të ndryshëm, të cilën i janë përgjigjur thirrjes së familjarëve për sigurimin e një mbrojtjeje ligjore profesionale dhe të pavarur, tarifat gjyqësore dhe kostot e dokumentacionit dhe transparencë.

“Kjo GoFundMe është krijuar me besim të mirë dhe për një qëllim të drejtë — jo për të mbrojtur një akt dhune, por për të qëndruar në mbrojtje të së drejtës për përfaqësim të drejtë dhe për t’u siguruar që Elvis dhe Gjon të kenë akses në mbrojtje ligjore të aftë dhe të pavarur”, thuhet në njoftim.

Familja Shkambi ka dalë dhe me një mesazh publik, teksa thekson se kjo tragjedi nuk është diçka që Elvis apo Gjon Shkambi ndonjëherë e kanë dëshiruar apo shprehur.

Ata besojnë se anëtarët e tyre kanë vuajtur për vite me radhë nga keqtrajtimi, gjykimet e gabuara dhe vonesat në sistemin e drejtësisë, por nënvizojnë se një përfundim i tillë nuk ka qenë kurrë qëllimi i tyre.

“Familja Shkambi ka shprehur dhimbje të thellë për këtë humbje shkatërruese. Ata përcjellin ngushëllimet më të sinqerta për familjen e gjyqtares Kalaja, duke vajtuar vdekjen e pakuptimtë të një nëpunëseje publike të përkushtuar.

Po ashtu, ata dërgojnë kërkimfalje të sinqerta për Rakip dhe Ervis Kurtajn për plagët që kanë pësuar, duke u uruar shërim të shpejtë dhe të plotë”, thotë reagimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME