Categories Lajme

Aksidenti në aksin Korçë-Maliq, shkon në katër numri i personave të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë (EMRAT)

Rëndohet bilanci i të plagosurve në aksidentin e regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Maliq.

Fillimisht u raportua për tre të lënduar, ndërsa aktualisht mësohet se si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë.

Në aksident u përfshinë mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin Besnik Cakollari, me mjetin tip “Renault”, që drejtohej nga Jetnor Lumani.

Ndërkohë shtetasja Jehona Elmasllari, pasagjere në mjetin tip “Toyota” , aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore .

Gjithashtu shtetasi Astrit Muhaxhiri, pasagjer në mjetin tip “Renault” ka mbetur i lëndua dhe së bashku me dy shtetasit e tjerë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 05.04.2022, rreth orës 19:45, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, Maliq, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin B. C. dhe mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin J. L.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, konkretisht shtetasja J. E., (pasagjere në mjetin tip “Toyota”) e cila aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe shtetasi A. M., (pasagjer në mjetin tip “Renault”) i cili së bashku me dy shtetasit e tjerë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME