Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane, nën akuzë për trafik të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë, hashash dhe marijuanë. Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit janë Ahmet Balla, 43 vjeç, me vendbanim në Viçenca dhe Mario Negoi, 30 vjeç.
Ata u kapën teksa ishin bërë gati për të shitur lëndët narkotike. Fitimi që do të nxirrnin nga shitja do të kapte shifrën një milion euro.
Por arrestimi i tyre nuk ishte aq i lehtë për policinë italiane. Teksa janë pikasur duke udhëtuar me makinë dhe se posedonin lëndët narkotike, policia italiane u ka bërë shenjë që të ndalojnë, por ata i kanë dhënë edhe më shumë shpejtësi makinës, duke tentuar të largohen nëpër rrugët e Viçencës, por pa sukses.
