Categories Lajme

“Kinder Surprise” me salomonelë, reagon AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas konstatimit të miliona cokollatave “Kinder Surprise” me salmonelë në Europë, përfshi Britaninë e Madhe.

AKU shpjegon se lotet problematike që janë hequr nga tregu në Europë nga kompania “Ferrero” nuk kanë hyrë në Shqipëri.

Sipas AKU, në rastet kur një produkt rezulton jashtë norme në BE, atëhere edhe institucionet shqiptare njoftohen për të.

“Ky nuk është rasti”, shpjegon AKU.

Gjatë ditëve të fundit në Europë dhe ishullin britanik janë konstatuar 63 raste me salmonelë, të cilat dyshohet se kanë si burim çokollatat “Kinder Surprise” që kanë datë skandence periudhën nga 11 korriku deri në 7 tetor.

Shumica e të prekurve janë nën moshën 5 vjeç duke qenë se konsumatorët më të mëdhenj të kësaj çokollate janë fëmijët.

Reagimi i AKU për mediat

Kur bëhen importe të produkteve që dalin dhe nëpër Evropë jashtë norme, jemi pjesë e një sistemi alertimi, tek i cili raportojmë në rastet kur kemi njoftime mbi gjurmueshmërinë e produktit të tërhequr, bllokuar, asgjësuar. Ky nuk është rasti.

Nuk ka patur hyrje në PIK të këtij loti, kështu që nuk jemi në sistemin e raportimit dhe tërheqjes nga platforma RASFF

Në lidhje me rastin konkret të bllokimit të produktit Kinder Surprise nga Britania e Madhe duam të njoftojmë se nga sistemi ndërkombëtar RASFF nuk ka asnjë njoftim për Shqipërinë për Lotët problematikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME