Categories Lajme

U arrestua pas 23 vjetësh për vrasjen e dy vëllezërve, gjykata e Vlorës e lë “arrest shtëpie”

Ndonëse kishte 24 vite i shpallur në kërkim, pak kohë më parë u arrestua autori i vrasjes së dy vëllezërve vlonjatë, Beqir dhe Elmaz Hashon.

Ngjarja ndodhi në vitin 1998. Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije se bëhet fjalë për Gerti Selimajn, i cili u arrestua për llogari të drejtësisë shqiptare, por që u la i lirë shumë shpejtë.

47-vjeçari shqiptar është arrestuar në një apartament në zonën e Martina Franca në shtetin fqinj.

Vrasja e dy vëllezërve Elmaz dhe Behar në vitin 1998, ishte një prej ngjarjeve më të rënda që ndodhi në qytetin e Vlorës. Kjo për faktin se u ekzekutuan dy persona nga e njëjta familje. Pas një karvani të gjatë përgjatë këtyre viteve familja Hasho, vazhdimisht kërkonte zbardhjen e ngjarjes. Pak kohë më parë, si autor i kësaj ngjarje u arrestuar në Italia, 47-vjeçari Gerti Selimaj.

Edhe pse arrestimi dhe ekstradimi u bë me bujë të madhe, (Selimaj u ekstradua më 26 mars të këtij viti) gjykata vendosi masën ‘arrest shtëpie’. Ky vendim ka shkaktuar indinjatë te familjarët.

Mimoza Hasho, bashkëshortja e një prej viktimave, tregon ngjarjen e rëndë. Ajo apeloi që 47-vjeçari të kthehet përsëri në burg dhe të zbardhet totalisht kjo ngjarje, ndërsa e cilëson një vrasje për herë të dytë që i bëhet burrit të saj dhe vëllait të tij. Edhe Xhuliano Haxho, djali i një prej viktimave kërkon drejtësi. Ai kërkon që shteti të vendosi vetëm drejtësi që situata mos të shkoj në vetëgjyqësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset zetori, ndërron jetën 71-vjeçari në Lushnje, një tjetër person mbeti i plagosur

Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm (11 Maj) në fshatin Dushk në Lushnje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tkurrja/ Nga pandemia te rënia, pse shqiptarët po tërhiqen nga platformat online të punës

Shqipëria po përballet me një tkurrje të ndjeshme të punonjësve në platformat online. Sipas raportit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Kam 3 muaj që lus menderen e atyre”, Erion Braçe akuzon bashkinë e Tiranës për rrugët copë-copë në Selitë (VIDEO)

Erion Braçe reagoi ashpër për gjendjen e rrugëve në lagjen Selitë e Tiranës, në njësinë…

LEXO ME SHUME