Categories Lajme

Tkurrja/ Nga pandemia te rënia, pse shqiptarët po tërhiqen nga platformat online të punës

Shqipëria po përballet me një tkurrje të ndjeshme të punonjësve në platformat online.

Sipas raportit të fundit rajonal “Gigmetar” për vitin 2025, Shqipëria rezulton vendi me rënien më të madhe të numrit të punëtorëve freelance (profesionistë të lirë online) në platformat upwork, Freelance, Guru etj, nga të gjitha vendet e Rajonit të Europës Juglindore.

Ndërkohë që rajoni në tërësi ka pësuar një tkurrje të lehtë prej 0.7% nga korriku 2024 në maj 2025, Shqipëria regjistron rënien me të madhe prej 5.3% të numrit total të punëtorëve aktivë në platformat kryesore.

Ky trend është veçanërisht i dukshëm në platformën Upwork, ku numri i shqiptarëve të angazhuar u ul me 7.5%, dhe në Freelancer, ku ndryshe nga vendet e tjera të rajonit që patën rritje, Shqipëria shënoi një rënie prej 1%.

Raporti nxjerr në pah se Shqipëria ka popullsinë më pak aktive të freelancer në rajon, me vetëm 28.2% të punëtorëve që janë realisht të angazhuar me projekte, krahasuar me Maqedoninë e Veriut e cila kryeson me mbi 40%.

Ekspertët e raportit sugjerojnë se, ulja po vjen nga pasiguria në sektorin teknologjik global dhe efektet që ka dhënë rritja e Inteligjencës Artificiale që po ndryshon kërkesën për shërbime.

Megjithatë, për rastin e Shqipërisë, faktorë si emigrimi i të rinjve dhe mungesa e aftësive digjitale të specifikuara janë shkaqe kyçe që po dekurajojnë punëtorët e rinj të hyjnë ose të qëndrojnë në këtë treg.

Të dhënat nga Gigmetar tregojnë se në 2025-ën kanë punuar në platforma 4108 shqiptarë, me tkurrje 5.3 për qind nga viti 2024.

Pavarësisht rënies, Upwork mbetet platforma kryesore për shqiptarët, duke mbajtur 68.2% të tregut vendas. Tkurrja më e madhe vjen nga profesionet e zhvillimit të software-ve dhe dizajnit kreativ.

Ndërkohë që Shqipëria po braktis punën në platforma që lulëzoi gjatë pandemisë, vende si Rumania dhe Hungaria kanë shënuar stabilitet ose rritje të lehtë./Monitor

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME