Categories Lajme

Aksidenti në Durrës/ Policia përgënjeshtron lajmin, i aksidentuari nuk ka vdekur, por është në gjendje të rëndë

Drejtoria e Policisë Durrës ka reaguar pas aksidentit ku mbeti i plagosur një këmbësor në qytetin bregdetar. Në njoftimin  e parë është raportuar se i aksidentuari kishte humbur jetën, por sipas njoftimit të policisë, risjellë për këtë ngjarje sqaron se, personi i aksidentuar ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia bën me dije se drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës:

Në lidhje me lajmin paraprak të dhënë paraditen e sotme, për një aksident rrugor, sipas të cilit, nga kontakti i menjëhershëm me vendngjarjen dhe nga konstatimet paraprake të shërbimeve mjekësore, i dëmtuari, shtetasi Y. H. (këmbësor) kishte humbur jetën, ju bëjmë me dije se:

Informacioni paraprak është lapsus, pasi shtetasi Y. H. nuk ka humbur jetën, por është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve mjekësore dhe asistenca e specializuar e ofruar nga ekipi mjekësor, ndaj këtij shtetasi, pas transportimit në spital, kanë bërë të mundur shpëtimin e jetës së shtetasit Y. H., i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shtetasi Y. H. ndodhet aktualisht në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasja A. B., drejtuesja e automjetit që shkaktoi aksidentin, është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME