Categories Lajme

Aksidenti në Kosovë, humbin jetën dy shtetase, Elisabeta Katiaj, nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare nga Vlora, dhe Eorda Sinollari, konsulente……

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova” ku kanë humbur jetën dy shtetase nga Shqipëria. Mësohet se ato janë Elisabeta Katiaj, nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare nga Vlora, dhe Eorda Sinollari, konsulente biznesi pranë Dhomës, si pasojë e një aksidenti rrugor në Kosovë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 07:40, ku një kamion me targa të Kosovës është përplasur me një veturë me targa të huaja.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesja e veturës dhe pasagjerja humbën jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit pësoi lëndime. Drejtuesja e mjetit humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tjetra u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Elisabeta Katiaj ishte një figurë e njohur në komunitetin e biznesit shqiptar dhe diasporës, e angazhuar në ndërkombëtarizimin e sipërmarrjes dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse.

Ajo luajti rol kyç në afrimin e investitorëve të huaj dhe në nismat e Dhomës së Biznesit të Diasporës, duke promovuar projekte me ndikim për Shqipërinë dhe diasporën.

Si bashkëthemeluese e Rrjetit të Gruas së Diasporës Shqiptare, Katiaj la një trashëgimi të rëndësishme në mbështetje të barazisë gjinore dhe zhvillimit të sipërmarrjes.

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy shtetaset nga Shqipëria,

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME