Categories Lajme

Aksidenti në Kroaci i autobusit me 30 udhëtarë nga Kosova, reagon Ministria e Jashtme

Një autobus me 30 udhëtarë nga Kosova ka pësuar një aksident mbrëmjen e së shtunës në afërsi të Dubrovnikut në Kroaci.

Ministria e Jashtme e Kosovës njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 dhe sipas informacioneve, asnjë nga udhëtarët nuk ka marrë lëndime dhe nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci, nga informacionet e deritanishme, të marra nga autoritetet kroate, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin e gjerë se rreth orës 18:00, një autobus me rreth 30 udhëtarë ka pësuar një aksident në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut. Sipas informacioneve të deritanishme asnjë nga udhëtarët nuk duket të jetë lënduar dhe as të ketë kërkuar ndihmë mjekësore. Informacionet rreth këtij aksidenti do t’i përditësojmë sapo të kemi të dhëna më të detajuara nga organet kompetente kroate.”, njofton MPJD.

Ndërkohë, mediat kroate bëjnë me dije se, si pasojë e aksidentit janë regjistruar 1 viktimë dhe 2 të plagosur, ndërsa në të janë përfshirë një autobus, një kamion dhe një autoveturë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët magazina e grumbullimit të bimëve medicinale në Malësi të Madhe

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet barbarisht gazetari Elton Tozaj

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare ditën e djeshme, 26 dhjetor, në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 42-vjeçarit në kalçeton në Vlorë, flet mjeku që e priti: Erdhi pa shenja jete, pa puls

Besfort Ruanaj, 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në kraharor gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME