Categories Lajme

Aksidenti në Lushnje, policia debat me vëllanë e shoferit të aksidentuar: Duam drejtësi

Një aksident është regjistruar në Savër të Lushnjës, duke shkaktuar radhë kilometrike makinash, në drejtim të Lushnjës dhe Fierit.

Sipas dëshmitarëve okularë, që kanë parë nga afër aksidentin, makina tip “Toyota”, u përplas me një tjetër mjet që është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas të dëmtuarve në mjet, policia lejoi personin që i përplasi të largohen, e madje i hoqi dhe targat.

Automjeti tip “Toyota” me targa “AA373” teksa ka tentuar të kthejë në drejtim të fshatit Savër, është goditur nga një mjet tip “Benz”, që sipas drejtuesit të “Toyotas”, ka tentuar të parakalojë me shpejtësi. Dëmtimi i mjeteve është i dukshëm.

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti që ndodhi mesditën e sotme në Savër të Lushnjës. Mësohet se drejtuesi i mjetit tip “Toyota”, pretendon se përplasja është shkaktuar nga drejtuesi i “Benzit”, që sipas tij ka qenë i pirë. Një video e publikuar nga “Balkanweb” tregon sesi debaton me policinë, vëllai i drejtuesit të “Toyotës”.

Ai i kërkon policit që t’i bërë testin e alkoolit të dy shoferëve, për të verifikuar pretendimet e ngritura, ndërsa shton se policia i ka bërë testin e alkoolit vajzës që ishte pasagjere në mjet. Sakaq, sipas drejtuesit të “Toyotas” dhe personave që kanë qenë pasagjer brenda saj, policia ka lejuar drejtuesin e mjetit të largohej, duke i dhënë të drejtë.

Vëllai i shoferit të dëmtuar: Ç’a ke re.

Polici: Je njeri apo çfarë je.

Vëllai i shoferit të dëmtuar: Mos tallni b*thën.

Polici: Të lutem vazhdo, do të shoqëroj për pengim në kryerje të detyrës.

Vëllai i shoferit të dëmtuar: Vetëm të drejtën duam ne, asgjë tjetër. Merrja testet e alkoolit të dyve.

Polici: Do ia marrim. Unë zbatoj detyrat një nga një. Ma hiq telefonin, sepse po pengon në kryerje të detyrës.

Vëllai i shoferit të dëmtuar: Uë po filmoj vllain tim sepse, ime më kërkon të dijë si është vëllai.

Polici: Komandant, merr masa, shoqëroje në komisariat zotërinë. Nuk po bëj presion, jam në krye të detyrës. I kam bërë test alkooli, si djalit dhe vajzës dhe dolën zero zero./BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME