Categories Lajme

Aksidenti në Vlorë/ Ndërron jetë 20-vjeçari,në gjendje të rëndë 3 të tjerë

Aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e djshme në autostradën Vlorë-Fier Ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin Rajonal të Vlorës  20-vjeçari, Fori Duraj.

Duraj ka mbetur i p lagosur pasditen e djshme  në aksidentin tragjik në autostradën Vlorë-Fier. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se 20-vjeçari ishte pasagjer në një nga mjetet që u përfshinë në aksident.

Policia e Vlorës deklaron se janë arrestuar dy shoferët. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 2 drejtues mjetesh: Shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me katër pasagjerë.

Si pasojë kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 2 nga pasagjerët, shtetasit E. T., 18 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, shtetasit K. D., 20 vjeç, R. L., 22 vjeç dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Q. D., ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton policia. Kujtojmë sesi pasojë e aksidentit ditën e djeshme humbi jetën në vend 19-vjeçari Ermir Tare. Të p lagosur mbetën shtetasit Rei Leskaj, Qirja Dori dhe K.Dori 16 vjeç, si dhe shtetasi Q.D.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME