Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar, plagoset i vëllai

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në në aksin rrugor Kastel-Platanos, në fshatin Traqila. Një makinë me turistë është përplasur me një motor, ku po udhëtonin dy vëllezër shqiptarë.

Si pasojë  Dionis Qoshku, 17 vjeç humbi jetën, ndërsa vëllai i tij është dërguar në Spitalin e Haniasë ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata shqiptare Kisamo ”Kastel”.

“Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot në Kastel, në aksin rrugor Kastel Platanos, në fshatin Traqila rreth orës 9:30 të mëngjesit , një makinë turistësh ka bërë një kthesë të menjëhershme dhe si pasojë dy djemtë nga Librazhdi që ishin në motorr nga pas u përplasën me automjetin duke gjetur vdekjen 17 vjeçari Dionis Qoshku dhe vëllai i tij Ersid Qoshku , i cili gjendet në Spitalin e Haniasë ku bëri ndërhyrje kirurgjikale dhe është jashtë rrezikut për jetën .
Është nga ngjarjet më të dhimbshme dhe i ka shokuar të gjithë njerzit vëndas dhe të huaj ,të mëdhenj e të vegjël , miq dhe shokë të familjes, bashkëmoshatarët e tij, të cilët nuk do donin të besonin se Dionisi nuk jeton më , kjo ngjarje është nga më të dhimbshmet që të shterojnë fjalët, dhimbja dhe pikëllimi nuk kanë të përshkruar
I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes , zoti u dhëntë kurajo për të përballuar këtë dhimbje të madhe
I përjetshëm kujtimi yt Dionis”-shkruhet në faqen e shoqatës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME