Categories Lajme

Aksidenti trondit Kroacinë, dy të vdekur dhe 31 të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, rreth orës 03:00, në autostradën A3 mes nyjeve Popovaça dhe Krizh në Kroaci.

Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë, të dyja me targa të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 31 të tjerë janë lënduar. Nga të lënduarit, 29 janë dërguar për trajtim mjekësor në disa spitale, varësisht nga shkalla e lëndimeve, raporton Radiotelevizioni i Kroacisë.

Edhe pse rreth një e treta e të plagosurve kanë lëndime më serioze, fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Për shkak të aksidentit, janë krijuar kolona të gjata deri në 18 kilometra, ndërsa autostrada ishte e mbyllur për plot tetë orë në të dy drejtimet.

Tashmë, komunikacioni është rikthyer dhe rruga është e hapur për qarkullim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme inertet në lumin e Valbonës, IKMT i vendos gjobë 2 mln lekë subjektit

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka gjobitur me 2 milionë lekë subjektin Sh.Mulosmani,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Renditja/ Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy efektivë policie humbin jetën në ambientet e burgut 313

Dy efektivë policie kanë humbur jetën në ambientet e paraburgimit 313 në Tiranë. Sipas informacioneve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME