Një tjetër autobus është aksidentuar në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme me një prej linjave që janë funksionale në kryeqytet, tek bulevardi ‘Zogu i Parë’.
Bëhet fjalë për autobusin e linjës Selitë-Kristal-Qendër. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga aksidenti në fjalë, por udhëtarët janë trembur.
