Categories Sport

Aksidentohet rëndë Drejtori Sportiv i Romës. Përfundon në terapi intesive

Aksident i keq automobilistik natën e djeshme për Morgan De Sanctis. Drejtori sportiv i Romës, i cili nuk u nis me ekipin për transfertën në Crotone, u përfshi në një aksident të rëndë me makinën e tij. Ish-portieri i verdhekuqve u transportua menjëherë në Poliklinikën Gemelli ku iu nënshtrua një operacioni urgjent.

Tani ndodhet i shtruar në terapi intensive. Aksidenti ka ndodhur në një kryqëzim rrugësh (dinamika ende nuk është sqaruar). Makina e tij, një Smart, ishte shkatërruar plotësisht. Në një moment të parë drejtuesi verdhekuq u dërgua në Villa Stuart. Pastaj ndërlikimet, me gjakderdhje të brendshme, çuan në vendimin për të lëvizur në poliklinikën Gemelli, atje ku është akoma dhe ku do të qëndrojë për ditët e ardhshme.

De Sanctis në aksidentin automobilistik ka pësuar fraktura të shumta në brinjë dhe shpinë, për të cilat ishte e nevojshme një operacion në të cilën është dëmtuar shpretka dhe gjakderdhja post-traumatike u evakuua. Trajtimi postoperativ vazhdon rregullisht pa komplikime dhe De Sanctis është i vetëdijshëm. Situata është nën kontroll dhe do të monitorohet në 24 orët e ardhshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME