Categories Lajme

Aksidentohet rëndë në punë i riu në Berat

Dje rreth orës 10 të paradites, duke punuar në kushte shumë të vështira në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit, Anduel Hoxha ka pësuar një aksident në punë, ku është zënë poshtë nga një masiv gurësh dhe është nisur me urgjencë për në spitalin e Beratit

Gjendja e tij e rëndë shëndetësore ka bërë që i plagosuri të niset për trajtim të specializuar në Tiranë te Trauma, ku vazhdon të jetë ende në një situatë kritike për jetën. Hoxha rezulton të jetë punonjës në kompaninë me pronar Astrit Bejko, një person i cili është ndaluar disa herë nga policia për aktivitet të paligjshëm në malin e mbrojtur të Tomorrit. Nuk dihen ende arsyet e fshehjes së kësaj ngjarje të rëndë.

Kujtojmë se policia e Beratit ka arrestuar dhe më parë pronarin e firmës për nxjerrjen e pllakave, Astrit Bejko, pasi një tjetër person ka humbur jetën teksa po punonte për nxjerrjen e pllakave. Nga hetimet e policisë rezoltoi se Bejko, 28 vjeç, kishte punësuar dy persona, mes tyre dhe viktimën 54-vjeçar, ndërsa akuzohet se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë.

Ashtu si në rastin e Anduel Hoxhës, një masiv gurësh ka zënë poshtë dhe 54-vjeçarin, Besnik Saliasi, babain e tre fëmijëve nga fshati Dobrush të Skraparit, i cili fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte. Shokët e tij u përpoqën t’i jepnin ndihmën e shpejtë, por 54- vjeçari gjeti vdekjen rrugës për në spitalin e Poliçanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME