Categories Lajme

Aksidentoi për vdekje kalimtaren, arrestohet 16-vjeçari në Elbasan

Dy persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi aksidentuan për vdekje dy shtetas.

Në një rast, një 16-vjeçar pa patentë përplasi një të moshuar që ishte kalimtare në rrugë, duke i shkaktuar vdekjen.

Në rastin e dytë, një 49-vjeçar në Belsh, me automjetin që drejtonte, aksidentoi një 42-vjeçar i cili për pasojë humbi jetën.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, për 2 aksidentet rrugore, të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në akset “Cërrik-Belsh” dhe “Belsh-Grekan”, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve:

-B. C., 49 vjeç, banues në Belsh, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S. T., 42 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën;

-një 16-vjeçar, pasi me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasen R. L., 75 vjeçe (këmbësore), e cila për pasojë humbi jetën. Për këtë rast, u arrestua dhe shtetasi P. Ç. , 54 vjeç, banues në fshatin Grekan, pasi ka larguar nga vendi i aksidentit, motorin që drejtonte i mituri. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar automjetin dhe motomjetin e përfshirë në të dyja aksidentet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME