Categories Lajme

Aksion i SPAK dhe EUROJUST ndaj “Call Center-ave”: Sekuestrohen 11 pasuri të paluajtshme, arrest me burg për dy persona

SPAK  ka zhvilluar së fundmi një tjetër aksion kundër “Call Center” mashtrues. Sipas SPAK  aksioni ka nisur, mbi bazë të një kërkesë për ndihmë juridike, të Prokurori e Republikës pranë Gjykatës të Pizës, Itali,, për veprën penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Pas kordinimit me Eurojust, u ra dakort pëkrijimin e skuadrës së përbashkët hetimore mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Pizës, Itali.

Në datat 13  15 Dhjetor 2022, në Shqipëri dhe Itali u zhvillua operacioni policor “HOAX”. Ky operacion në Shqipëri u krye nga Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), i koordinuar nga Eurojust me seli në Hagë, Hollandë.

Gjatë këtij operacioni në Shqipëri janë kontrolluar 13 ambjente, qëndra thirrjesh dhe banesa. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan162 pajisje kompjuterike (njësi kompjuterike, servera,DVR, etj) etj., aparate celulare, si dhe 11 pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasve J.M dhe M.D (banesa, truall, aktivitete tregtare, etj).

Hetimet nxorrën në dritë ekzistencën e një grupi kriminal që synonte kryerjen e mashtrimeve ndaj individëve të cilët mashtronin qytetarë të shumtë që banonin në Itali dhe në vende të tjera evropiane (Spanjë dhe Gjermani), të kontaktuar kryesisht përmes telefonit, i bindnin viktimat e tyre të investonin në instrumente financiare realisht inekzistente, me premtimin e normave të larta tëkthimit.

Në periudhën nga muajt e parë të vitit 2019 deri në verën e vitit 2020, është verifikuar që këto investime pilotoheshin në platformën e tregtimit financiar online CAPITAL COIN EXCHANGE e menaxhuar nga kompania DIRECT COIN LIMITED në Londër, e cila premtonte rendimente shumë të larta ekonomike.

Po ashtu me Vendimin Nr.93, datë 12.12.2022 të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë caktuar masat e sigurimit personal Arrest në burg për shtetasit:J.M dhe M.D., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrim kompjuterik” në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/1 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME