Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të Burrelit, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur në çorape.

Bëhet me dije se i burgosuri është Miklovan Parubi, i dënuar për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e katër të tjerëve në Shkodër në 2016.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi një lojë pokeri mes shokësh, degjeneroi në masakër në Dajç të Shkodrës.

Viktimat ishin Arjet Saiti, 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç, ndërsa të plagosur mbetën Aleks Prendi, Ndok Marku, Vinçens Kopshti dhe Kitas Molla.

Autori, në atë kohë 33 vjeç, u arrestua pas disa orësh kërkimesh nga policia.

Sherri nisi pas lojës së pokerit, kur autori u larguar nga lokali për t’u kthyer përsëri me një armë zjarri automatik dhe sapo u fut brenda, qëlloi me breshëri plumbash drejt tavolinës ku ndodheshin shokët me të cilët kishte debatuar.

Sipas policisë, ai njihej si përdorues i substancave narkotike dhe si person me veprime emocionale të pakontrolluara.

Për ngjarjen e sotme, kanë nisur hetimet për përcaktimin e lëndës narkotike, si dhe për të gjetur sesi dhe kush ia ka siguruar brenda në qeli.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME