Categories Lajme

Aksionet e OFL/ Soreca: Po i ndjekim nga afër, platforma të ndiqet nga SPAK

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka komentuar ligjin anti-KÇK dhe aksionet e ndërmarra së fundmi nga Operacioni Forca e Ligjit.

Gjatë fjalës së tij nga takimi në Vlorë, Soreca u shpreh se parimi “ndiq paranë”, është mënyra më e mirë për të luftuar krimin e organizuar.

Ai shtoi se është shumë e rëndësishme të shihet se si do të zbatohet ky ligj. Soreca shtoi se kjo platformë duhet ndjekur edhe nga SPAK, teksa deklaroi se javën e ardhshme do të takohet me udhëheqësit e SPAK.

“Për sa i përket operacionit forcat e ligjit ne kemi bërë dhe më parë një deklaratë, dhe ne besojmë se parimi “ndiq paranë” është mënyra më e mirë për tu adresuar drejtë këtyre personave, dhe tregon vullnetin politik për ta trajtuar këtë problem. Megjithatë mënyra sesi do zbatohet ky ligj është shumë e rëndësishme dhe ne po e ndjekim nga afër aplikimin e këtij ligji.

Është shumë e rëndësishme që kjo strukturë e re të ndjek natyrisht parimet qe kane te bëjnë me sundimin e ligjit por dhe me sundimin e të drejtave të njeriut, si dhe shume  e rëndësishme qe kjo platforme te ndiqet nga SPAK. Jam ne kontakt te përgjithshëm me ministrin e brendshëm dhe javën qe vjen do takohem me udhëheqësit e SPAK”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME