Categories Lajme

Shitje me pakicë e gazit, Albpetrol aplikon për licencë pranë ERE-s

Kompania publike e naftës në vend Albpetrol ka aplikuar në fund të vitit 2019 pranë Entit Rregullator të Energjisë për të marrë një licencë që e autorizon atë në aktivitetin e shitjes së gazit me pakicë. Enti Rregullator i Energjisë bëri me dije se ka nisur tashmë shqyrtimin e kërkesës së Albpetrol për këtë aplikim ndërkohë që nënvizoi se plotësohen  pjesërisht kërkesat e parashikuara nga ERE në “Rregulloren për procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin dhe heqjen e licencave në sektorin e gazit natyror”.

ERE ka nënvizuar se aplikimi i Albpetrol nuk ka të plotësuara disa pika sipas kërkesave që paraqet kuadri rregullator ndërkohë që një pjesë tjetër është i plotësuar pjesërisht. Po kështu mungojnë vërtetimet e gjendjes gjyqësore ato të titujve të pronësisë.

Pavarësisht kësaj ERE i ka lënë kohë Albpetrol të plotësojë dosjen me kërkesat e tjera të aplikimit ndërkohë që njoftoi se ka nisur tashmë procedurën për licencimin e shoqërisë “ALBPETROL” sh.a. në veprimtarinë e furnizimit të gazit natyror (shitje me pakicë), për një afat 10 vjeçar.

Albpetrol është kompani publike nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe operon në sektorin publik të naftës dhe gazit përgjegjëse për aktivitetin e prodhimit dhe shërbimeve hidrokarbure. Sot Albpetrol ushtron aktivitetin e vet si kompani prodhimi në 11 vendburime nafte dhe 6 gazi natyror.

Referuar informacioneve të kompanisë sot si vendburime gazi janë Delvina, Frakulla, Panajaja, Ballaj-Kryevidh, Divjakë dhe Povelca. Kompania pati pak vite më parë një ndarje të aseteve për krijimin e kompanisë së re të dedikuar të gazit Albgaz./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME