Categories Lajme

Aksioni/ Policia italiane ndjek si në filma makinën me targa shqiptare, arratisen 5 persona. Dyshohet se janë…!

Një makinë me targa shqiptare dhe me pesë persona brenda është ndjekur  nga policia italiane. Ngjarja ka ndodhur në Terni, një qytet në Itali, ku policia pikasi një “Passat” të zi, të dyshimtë duke urdhëruar atë që të ndalonte.

Sipas mediave italiane, shoferi fillimisht bëri sikur iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, por më pas ai ka shtuar shpejtësinë e makinës dhe është larguar.

Menjëjherë ka nisur ndjekje nga ana e policisë. I ndodhur nën presion, shoferi ka ndaluar mjetin, e ka braktisur atë dhe se bashku me personat e tjere janë larguar në këmbë me shpejtësi në një pyll.

Në makinë policia gjeti mjete të shumta qe perdoren per vjedhje, dy transmetues dhe dy targa italiane të vjedhura.

Makina dhe sendet e gjetura u sekuestruan, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e të arratisurve.

Nuk përjashtohet që personat të jenë autorët e vjedhjeve të shumta në vila që kanë ndodhur së fundmi në zonë dhe në qytetet fqinje, shkruajnë mediat italiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME