Categories Lajme

Aktivistja Thunberg, frymëzim për botën/ Një dokumentar për të

Aktivistja 16-vjeçare Greta Thunberg është vlerësuar si personi i vitit 2019. Ajo ka frymëzuar shumë persona me fjalimet e saj për ndryshimet klimatike. Po sukseset e saj duket se nuk kanë të ndalur, pasi një dokumentar i është dedikuar asaj.

Aktivistët më të vjetër e kanë mirëpritur, duke e lejuar që të japë fjalimet e saj për të sfiduar liderët botërorë, që të punojnë më shumë për të ndaluar ngrohjen globale. Siç duket, udhëtimi i Greta Thunberg nga një “adoleshente e urtë” në një nga figurat kryesore të lëvizjes për klimën, do të tregohet me detaje në një dokumentar.

Sipas “Deadline”, suedezja është ndjekur që në protestën e parë në shkollë, gushtin e kaluar në Stokholm, duke vazhduar më pas se si u bë aktiviste e famshme. Cecilia Nessen dhe Frederik Heinig janë producentët e projektit, ndërsa regjia i është besuar gazetarit suedez Nathan Grossman. Dokumentari me titull “Greta” do të shfaqet në verën e vitit 2020.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME