Categories Lajme

Aktivitet në ambiente të mbyllura, gjobiten dy biznese në Fier

Procedohet penalisht pronari i një lokali, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, si dhe gjobitet me masë 1.000.000 lekë pronari i një lokali tjetër. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht pronari i njërit prej lokaleve, shtetasi Z. T., i cili ka përsëritur shkeljen, pasi gjatë kontrollit të ushtruar para disa ditësh është gjobitur me masë administrative 1.000.000 lekë. Ndërsa për pronarin e lokalit tjetër, shtetasin E. K., u vendos masë administrative 1.000.000 lekë.

Njoftimi i policisë: Kontrolle të shtuara nga Policia e Fierit në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Procedohet penalisht pronari i një lokali, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, si dhe gjobitet me masë 1.000.000 lekë pronari i një lokali tjetër.

Në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, për subjektet apo individët që zhvillojnë aktivitete në ambiente të mbyllura, duke mos zbatuar urdhrin e organit kompetent për mbylljen e tyre, si dhe në zbatim të urdhrit Nr. 351 të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, datë 29.05.2020 “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, gjatë mesnatës, kanë konstatuar 2 lokale nate të hapura dhe me klientë.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht pronari i njërit prej lokaleve, shtetasi Z. T., i cili ka përsëritur shkeljen, pasi gjatë kontrollit të ushtruar para disa ditësh është gjobitur me masë administrative 1.000.000 lekë.

Ndërsa për pronarin e lokalit tjetër, shtetasin E. K., u vendos masë administrative 1.000.000 lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme. Policia e Fierit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME