Categories Kulture

Aktori shqiptar dri.thëron me dedikimin: S’ma mban zemra të shoh…

Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, ka qenë aktor në filmin ‘Gjyshja’ të regjistorit Eduart Grishaj. Kjo ishte premiera e parë që ai ka zgjedhur të shohë tre vite pas humbjes së vajzës, e cila u tha se humbi jetën nga mbidoza. Lajçi ka publikuar një shkrim tepër prekës në ‘Facebook’, ku i drejtohet të bijës me fjalë shumë emocionuese.

Statusi i plotë: Po Miraloshe, e pashë nji premierë mbas tri vitesh zie Që kur vdi.qe ti Mirake, vdi.qën edhe kënaqësitë e premierave t’filmave t’mi. U paluen dy e tani po palohet edhe viti i tretë që zvarritem rrugëve me dhimbje eshtnash, pa ma bajtë zemra me shkua me i pa rolet e mia n’filmat që i xhirova n’ato dy vitet kur ti po baheshe gati për udhëtimin e fundit.

Por s’mujta me ia prishë ngazëllimin e gëzimin nji regjisori t’ri, malësor i Malësisë Madhe, njisoj si unë i këtej bjeshkëve t’Nemuna, Eduart Grishës, që ishte rritë me portretin tim e fjalën e Fishtës dalë nga goja ime. S’baj film pa malësorin Çun, kishte thanë dhe m’kërkoi me shumë kulturë mos me ia refuzua thirrjen. Shkova bashkë me Galën, por jo si dikur me ty Mirake! Dhe bamë fotografi përpara nji panoje t’madhe ku shkruente “Gjyshja” ku ishin edhe tre emna aktorësh dhe i regjisorit Eduart.

E urova Emën e Ritën, koleget e mia që shkëlqenin n’filmin e parë t’Grishës. Urova regjisorin e ma uroi edhe ai mua Sokolin. Mbas premierës së filmit ishim edhe ma t’lumtun, se puna fliste vetë. Kishte ba diçka t’thjeshtë, diçka t’bukur, diçka që s’kërkonte shpjegime e analiza. Nji thjeshtësi arti që kishe dëshirë me pa!

Ishte kthye bukur n’kohën e errët enveriste e bukur i kishte portretizua malësorët e Bogëve ( jo t’Rugovës jo, por t’Malësisë Madhe) Ishte mrekulli të takoje njerëz që pa s’i kisha me vite. Aktorë filmi e teatri e regjisorë që rrallë flasin me gjuhën e filmit!

Ishin gati të gjithë yjet e kangës e t’ekranit shqiptar. Por… e kisha pas harrua nji mik t’ri, nji kolegun tim me t’cilin isha mishnua shumë te “Koha e Kometës”, atë çunin e ri Bes Kallakun, që lamë gjurmë t’bardha n’filmin e Koçit. U përqafuam, u përqeshëm, u shamë, u ngucëm njisoj si para 10 vitesh teksa po xhironim bjeshkëve t’Mavrovës. Kjo asht grueja ime, m’tha, për Xhensilën, bukuroshen, yllin e ri t’kangës. Kjo asht fansja jote ma e madhja n’shqiptari, m’tha. Kuptohet, falë meje që e kam torturua çdo ditë tue folë për ty, dhe qeshëm!

Nji darkë që s’harrohet ishte ajo natë në restorantin e Bes Kallakut me Galën time e Xhensilën e tij. Të nesërmen erdhi Edi Grishaj me m’pa a kisha djeh mirë n’hotelin Hilton, dhe shkuem n’studio t’Top-Channelit t’flasim për premierën e filmin “Gjyshja”. Kur e pyeti gazetarja, pse Çuni n’filmin tand (që lente me kuptua se Tirana ka plot aktorë, Çuna), Edi u përgjigj: Sepse s’ka ma t’besueshëm e ma fisnik për ekranin se Çuni dhe deri sa t’jem gjallë ai do t’jetë n’filmat e mi! Unë qesha e thashë: Ishalla s’jetoj gjatë pra, se paske me sharrua me filma! Po Miraloshe, e pashë nji premierë mbas tri vitesh zie!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME