Categories Lajme

Aktorja amerikane “shpërthen” ndaj Putin: Më vjen keq që nuk isha nëna jote

Aktorja amerikane AnnaLynne McCord është përballur me kritika pas reagimit të saj ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Aktorja postoi një video në mediat sociale, duke interpretuar një poezi drejtuar Putin, ku mes të tjerash thoshte se sa ndryshe do të ishin gjërat nëse ajo do të ishte nëna e tij. Megjithatë, kjo video që u bë shumë shpejt virale, është kritikuar jashtëzakonisht shumë dhe ka sjellë reagimin e shumë njerëzve.

I dashur zoti President Vladimir Putin,” filloi aktorja. “Më vjen shumë keq që nuk isha nëna juaj. Po të isha nëna jote, do të kishe qenë kaq i dashur.”, tha ajo.

“Po të isha nëna jote, bota do të ishte e ngrohtë. Kaq të qeshura dhe gëzim, asgjë nuk do të dëmtonte. Nuk mund ta imagjinoj se çfarë plagësh, çfarë dhimbjeje që të vjedh shpirtin që ke përballuar dhe ke besuar si djalë, dhe formimi i të menduarit tënd të ka mësuar se jeton në një botë mizore, të padrejtë.”, thotë ajo mes të tjerash.

Shkrimtarja dhe aktorja e njohur, Giulia Rozzi ka reaguar ashpër ndaj saj duke thënë: “Po të isha nëna jote, do të të kisha mësuar të mos fajësosh gratë për sjelljen e burrave”. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME