Categories Lajme

Aktorja kosovare letër të hapur aktorit me famë botërore

Aktorja Aurita Agushi i ka dërguar një letër publike aktorit me famë botërore, Harvey Keitel, ku i ka kërkuar që të mos jetë protagonist në filmin “Shtëpia e verdhë”. Sipas aktores, ky është një filëm icili i shërben propagandës serbe, duke i paraqitur shqiptarët si agrèsorë të cilët kanë kryer kríme lùfte ndaj popullsisë serbe dhe jo víktima siç është historia në të vërtet.

Kjo është letra e plotë e Agushit:

I dashur Harvey Keitel, po dëgjoja lajmet e RTK-së sonte,  dhe emri yt u përmend për një angazhim të mundshëm tuajin në një film propagandues serb, për të ashtuquajturën shtëpi inegzistence  “Shtëpia e verdhë“, ku kinse shqiptarët kanë kryer kríme mbi popullatën civile serbe. Realiteti është krejt ndryshe i dashur Harvey. Populli shqiptar ka qenë víktimë e regjimit të Milloshevicit, i njohur edhe si Kásapi i Ballkanit . Unë e di që mua nuk më takon të të them se çfarë të luash e çfarë jo. Por tani bëhet fjalë për një puro propagandë të shtetit serb. Shumë i dashur Harvey, une jam aktore vetë, dhe shpesh herë keni qenë inspirim për mua. Por ju lutem shumë mos e bëni një gjë të tillë, sepse do ta lèndonit një popull të tërë. Do ta lëndonit një popull i cili i rrezikohej nga spastrimi etnik. Ju lutem mos e bëni,  sepse do t’i lëndoni mbi 13.000 civilë shqiptar të vrárë, në mesin e tyre fëmijë , të rijnë , gra shtatzëna, dhe të moshuar . Do t’i lëndonit mbi 20.000 gra të dhunuara . Do t’i lëndonit 1653 familjet e personave të pagjetur që ende nuk e kanë një várr ku ti qajnë të afërmit e tyre.

Gjatë gjithë lùftës kam qenë në Kosovë, dhe e dini cila ka qenë frika ime më e madhe i dashur Harvey?! Jo nga vdèkja, sepse në lùftë njeriu edhe mund të vrítet, por frika ime më e madhe ka qenë se mund të dhunohem në sy të babait dhe vëllezërve të mi. Dhe për më tepër thurja plane në kokën time për një vdèkje të shpejtë që një gjë e tillë mos të më ndodhte. Ju kujtoj i dashur Harvey që NATO intervenoi në vitin 1999 që ta shpëtoj një popull nga spastrími etnik , dhe që të mos përsëritej një Srebrenica e dytë . Andaj shumë i dashur Harvey të lutem mos e bëj, sepse nuk të bën aspak nderë një film propagandues i një regjimi që bëri tre lùfta brenda 10 viteve në Ballkan duke lënë me qindra mijëra várre pas vetes .

Me përulësi Aurita Agushi aktore nga Kosova .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME