Categories Lajme

AKU bllokon 4 subjekte, gjobiten me 6.1 milionë lekë: Gatim në kushte skandaloze

Nga kontrollet e ushtruar në kuadër kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik veror, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka rezultuar se disa subjekte ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore.

Kështu AKU ka gjobitur sot me 6.1 milionë lekë gjobë dhe iu ka ndërprerë aktivitetin katër subjekteve në Lushnje, Fier dhe Durrës.

“Nga kontrollet e kryera në këto subjekte u konstatua: ushtrim aktiviteti i palicencuar, kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri, plani HAÇP), si dhe etiketim i parregullt i produkteve”, shkruhet në noftimin e AKU-së.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik veror, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer një sërë kontrollesh për të garantuar sigurinë ushqimore në vend dhe për të siguruar vijimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik. Nga kontrollet ka rezultuar se disa subjekte ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore:

Subjekti “Beruze Zeneli” me aktivitet “Magazinë ushqimore me shumicë” Lushnjë, ushtronte ak tivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. B), pa sistem gjurmueshmërie, pa planin/manualin e vetkontrollit. U evidentuan një sërë produktesh të cilat tregtoheshin përtej afatit të tyre të përdorimit (cajra, koktejl, buding, biskota, amareta, akullore) si dhe produkte të paetiketuara. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
“Gjobë” 2,000,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),
“Gjobë” 300,000 lekë (tregtim produktesh me afat të kaluar përdorimi),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
“Gjobë” 100,000 lekë (etiketim në kundërshtim me ligjin),
“Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

Subjekti “Dorjan Gjika” me aktivitet “Restorant” Fier, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. A) si dhe pa planin/manualin e vetkontrollit. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” 1,400,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
“Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
Subjekti “Artur Bocova” me aktivitet “Restorant” Fier, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. A) si dhe pa planin/manualin e vetkontrollit. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” 1,400,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
“Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
Subjekti “Shpëtim Turku” me aktivitet “Restorant, produkte mikse” Durrës, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (në mure dhe tavane kishte prezencë lagështire e myku, frigoriferët dhe dritarja kishin prezencë ndryshku), pa sistem gjurmueshmërie dhe pa planin/manualin e vetkontrollit.Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” 300,000 lekë (kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të planit/manualit të vetkontrollit), si dhe
“Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore duke mbrojtur shëndetin dhe interesin e konsumatorëve si dhe duke siguruar kështu vijimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik veror.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME