Categories Lajme

Shifrat/ Sa familje kanë përfituar bonusin e bebeve në shtatë mujorin e parë të vitit

Gjatë 7 muajve të parë të vitit 2019, 18 523 familje kanë përfituar bonusin e bebeve, duke ndihmuar sado pak familjet, kryesisht ato të reja. Përfitues të çekut të bebeve janë dhe fëmijët që lindin jashtë vendit tonë, por që rikthen ne Shqipëri për tu regjistruar pranë zyrave të gjendjes civile.

Drejtoresha e përgjithshme e politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Merita Xhafaj, shpjegoi për Report Tv, proceduarat që duhet të ndjekin familjet për të përfituar çekun e bebeve.

 “Sapo paraqesin dokumentacionin marrin çekun dhe shkojnë në bankë për të tërhequr lekët. Për të gjitha rastet kur lindjet bëhen brenda spitaleve publike, çeku lëshohet nga spitali publik, pra materniteti. Për rastet kur lindin në spitale private apo për ata të cilët kanë lindur jashtë territorit shqiptar dhe janë kthyer kanë bërë regjistrimin në zyrat e gjendjes civile brenda territorit shqiptar, çeku i bebeve lëshohet pranë zyrave të shërbimit social shtetëror”-u shpreh Xhafaj

Xhafaj gjithashtu bëri publik edhe numrin e familjeve përfituese të bonusit deri në muajin korrik.

 “18 523 persona kanë përfituar nga lindja e fëmijës. Ne mund të ndajmë që 13 684 lindje janë bërë në spitalin publik, 1300 kanë qenë lindje në spitale private dhe 3589 kanë qenë lindje jashtë, por që kthehen për t’u regjistruar në zyrat e gjendjes civile brenda vendit”-tha Merita Xhafaj

Bonusi i bebeve ndihmon në fuqizimin ekonomik te familjes, por dhe në uljen e numrit të fëmijëve të paregjistruar, ku problematika më e madhe hasej në minoritetin rom. Familjet që mirëpresin për herë të parë një fëmije, përfitojnë 40 000  lekë. Për fëmijën e dytë përfitohen 80 000 lekë, ndërsa për familjet që shtohen për herë të tretë, përfitojnë 120 000 mijë lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME