Categories Lajme

AKU bllokon me dhjetëra kg mishi të pasigurtë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, vijon kontrollet rigoroze në të gjithë vendin edhe në këtë fund-sezoni, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe shmangien e praktikave mashtruese në dëm të shëndetit dhe interesit të konsumatorëve. ”Drejtoria Rajonale e AKU, qarku Korçë ushtroi kontrolle në 3 subjekte, me aktivitet “Njësi tregtimi”, “Kamping” dhe “Piceri”, nga ku u konstatua: kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri), si dhe therje e kafshëve në kundërshtim me ligjin. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative si në vijim: 5 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 1.1 milion lekë për 3 subjektet, “Ndërprerja e aktivitetit” për 2 subjekte, si dhe “Bllokim i produktit” për 147 kg produkte të pasigurta pwr konsum”,-thuhet në deklaratën e AKU-së.

Deklarata e plotë e AKU-së

Nga kontrollet e kryera nga Drejtoria Rajonale e AKU Korçë u konstatuan se disa subjekte ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore, më konkretisht: Subjekti “Llazar Vezuli” me aktivitet “Njësi tregtimi” Leskovik-Kolonjë, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (mungonin analiza e ujit të pijshëm, librezat shëndetësore të punonjësve dhe kontenierët e mbetjeve, masat kundër dëmtuesve ishin të paplota). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

“Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare), si dhe “Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit”, deri në plotësimin e mangësive të konstatuara. Subjekti “Jeton Hida” me aktivitet “Kamping” Sotirë, Korçë, i inspektuar në kushtet e flagrancës, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare në kuzhinë dhe në dhomat frigoriferike, mungonte sistemi i gjurmueshmërisë (21 kg Salcë) dhe produkte “mish” pa vulë dhe pa certifikatë veterinare (20 kg mish qingji, 34 kg mish lope, 38 kg mish derri dhe 34 kg të brendshme lope).

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme: “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare), “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë), “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (therje e kafshëve në kundërshtim me ligjin), si dhe “Bllokimi i produkte” të pasigurta për konsum në sasinë prej 147 kg, me qëllim asgjesimin e tyre.

Subjekti “Ermir Çollaku” me aktivitet “Piceri” Pogradec, Korçë, ushtronte aktivitetin në kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme (mjete dhe pajisje të amortizuara, të papastruara dhe të pahigjienizuara, prani papastërtish në ambientin e kuzhinës, muret e dyshemeja të papastra, mungesë çertifikate DDD dhe prani insektesh në rafte dhe në tavolinën e punës). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme: “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare), si dhe “Ndërprerja e menjëhershme e aktivitetit”, deri në plotësimin e mangësive ligjore të konstatuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME