Categories Lajme

AKU kryen 436 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimin dhe monitorimin si pjesë e taskforcës antiCovid. Grupet e taskforcës këmbëngulin gjatë çdo monitorimi në biznese që të zbatohet protokolli i sigurisë, higjienizimi i ambienteve, mbajtja e detyruar e maskës në ambiente të mbyllura dhe distanca fizike, si masa kufizuese të përhapjes së virusit.

“Gjatë inspektimeve janë dhënë tri masa administrative në operatorë të biznesit ushqimor. Një masë administrative është dhënë në një subjekt për mungesë të kushteve higjieno-sanitare. Një tjetër masë është dhënë në një njësi tregtimi mishi, për tregtim të produktit mish pa vulë dhe certifikatë veterinare. Një masë e tretë është dhënë nga trupa inspektuese e AKU-së në një subjekt për therje jashtë kushteve të lejuara. Me kërkesë të dy subjekteve është bërë asgjësimi i 32,317 tonë produkte ushqimore. Referuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 16 mostra kryesisht në fruta-perime për analizim të mbetjeve pesticide”, shprehet AKU. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vazhdojë punën pa ndëprerje në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME