Categories Lajme

AKU kryen 629 inspektime dhe monitorime në gjithë vendin, asgjësohen 8.5 tonë produkte ushqimore

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar inspektimet dhe monitorimet në garantim të sigurisë ushqimore dhe si pjesë e Taksforcës antiCOVID. Respektimi i masave të marra dhe zbatimi i protokollit të sigurisë janë kryefjala në çdo monitorim të kryer. AKU bën të ditur se, “gjatë kontrolleve të kryera janë vendosur 2 masa administrative. Një masë është vendosur pasi është konstatuar tregtim mishi pa vulë dhe pa certifikatë veterinare, u bë bllokimi i sasisë së evidentuar me qëllim asgjësimin, si dhe 1 masë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë”. “Është bërë asgjësimi i një sasie prej 8.5 tonë produktesh ushqimore të pasigurta për konsum, me kërkesë të subjektit. Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 42 mostra për monitorim të qumështit dhe mbetjet pesticide në fruta-perime”, thuhet në njoftimin e AKU-së. AKU vijon pandërprerë kontrollet në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME