Categories Lajme

AKU, letër bashkëpunimi të gjithë subjekteve në vend

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në kuadër të përpjekjeve për rritjen e sigurisë ushqimore në vend, krahas të tjerave i ka kushtuar një rëndësi të posaçme sensibilizimit të subjekteve dhe të konsumatorëve. Shkresa Informimi i konsumatorit

Së fundmi, AKU  ju ka drejtuar letër të gjithë organizatave përfaqësuese të subjekteve “Operator i Biznesit Ushqimor”, duke kërkuar të vendoset një bashkëpunim real e të pandërprerë me një qëllim të vetëm, siguria ushqimore në vend. Gjithsej 5029 subjekteve – dyqane mishi, thertore, stabilimente e baxho qumështi, restorante, magazine ushqimore, importues, etj) në kuadër të transparencës janë informuar nga AKU për kërkesat ligjore, shkeljet që hasen më shpesh, konseguencat në rast shkeljesh, si dhe u janë dërguar për vetëkontroll, list-verifikimet.

Përgjatë ushtrimit të veprimtarisë inspektuese e mbikëqyrëse është evidentuar jo në pak raste fenomeni i tregtimit  të  produkteve ushqimore pa etiketën përkatëse apo me etiketa të njëanshme jo në përputhje me aktet ligjore dhe qee keqinformojnee konsumatorin

Ndaj,  në këtë letër theksi bie tek çështja e etiketimit, pasi nuk është thjesht  një element dekorativ/figurant që produktet ushqimore duhet ta kenë për shkaqe reklamimi, por është detyrim i kërkesave rregullatorë dhe është mënyra e vetme  nëpërmjet së cilës konsumatori merr informacion lidhur me produktin që ofrohet për konsum.

Përpos disa elementeve problematik shifrat e vitit 2018 kanë  një rritje të fortë të numrit të kërkesave për notifikim të etiketave. Në 2018, AKU ka marrë 313 kërkesa për miratim etikete më shumë se në vitin 2017. Ka  revokuar 8 produkte bulmeti të përbëra me vaj palme, e miratuar 39 të tjera si “produkt i përbërë ndryshe nga shifrat 2009 – 2017 që janë notifikuar vetëm 19 etiketa.

Ky progres është arritur duke harmonizuar në maksimumin e mundshëm sensibilizimin e publikut dhe të subjekteve me ndëshkimin administrative të shkelësve. Kështu gjatë vitit 2018 janë ndëshkuar 208 subjekte për shkelje të kërkesave të etiketimit, ndërsa në 2017-ën , 91 subjekte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME