Categories Lajme

Akuza e fortë e deputetit të PD: Rama punësoi 350 trafikantë në 5 vjet

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij është tragjikomike të dëgjosh kreun e qeverisë si bën propagandë duke na shfaqur një realitet krejt tjetër. “Kryeministri i krimit dhe oligarkeve, njesoj si mbreti me rrobat e padukshme, u thote shqiptareve se ai ka qeverisur shume mire, pavaresisht se ata as nuk e shohin, as nuk e prekin suksesin e kryeministrit lakuriq,” shkruan Paloka duke akuzuar dhe të gjithë ministrat e vleresuar nga Rama.

Statusi i plotë

Tragjikomike te degjosh dhe sot kreun e bandes se rilindjes t’u flase shqiptareve per nje realitet qe ekziston vetem ne manualin e propagandes se tij. Prej 5 vjetesh drejton qeverine me te inkriminuar dhe te korruptuar te 29 viteve te fundit, por shqiptareve u flet per siguri dhe ndershmeri. “Ministri me i mire ne historine e puneve te brendshme” Saimir Tahiri eshte sot nen hetim per trafik droge. “Personaliteti me i shquar ne fushen e drejtesise” Fatmir Xhafaj sot eshte i damkosur si ministri i brendshem qe mbrojti trafikun e droges te te vellait, te denuar per te njejten gje ne Itali. “Kryetari me i mire i Bashkise ne histori” Vangjush Dako u kap ne pergjimet e prokurorise ne shitblerje votash me krimin e organizuar.

“Ministri me i mire i jashtem qe ka pasur vendi” Ditmir Bushati mbahet mend per lidhjet me banden kriminale te Bajrajve. “Ministrat me te suksesshem” Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj u certifikuan si hajdute profesioniste me megaskandalin e Unazes se Madhe dhe nen hetim per krimin e shitblerjes e votave. Erjon Veliaj e ka kthyer Tiranen ne lavartricen e pastrimit te parave te krimit dhe droges. 350 trafikante e kriminele te faktuar punesoi Edi Rama ne 5 vjet ne parlament dhe qeverisjen vendore.  Sot 290 mije qytetare ushqehen vetem nje here ne dite. Kryeministri i krimit dhe oligarkeve, njesoj si mbreti me rrobat e padukshme, u thote shqiptareve se ai ka qeverisur shume mire, pavaresisht se ata as nuk e shohin, as nuk e prekin suksesin e kryeministrit lakuriq.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME