Categories Lajme

Akuza për shpërdorim detyre, shtyhet për më 2 shkurt gjyqi ndaj Vangjush Dakos

Është shtyrë për më datë 2 shkurt gjyqi ndaj ish-kryebashakiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Dako akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në dy raste. Rasti i parë ka të bëj me një pallat që u nis me 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në vitin 2014. Ky pallat për shkak se nuk ishte bërë kontrolli sizmik nuk arriti që të përballonte tërmetin në vitin 2019 dhe u dëmtua.

Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku. Për këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj. Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Për këtë akuzohen Vangjush Dako dhe grupi punës i përbërë nga, Adhurim Qehajaj, Diana Dedja, Adnan Toçila, anëtarë të cilët kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit.

Fondi limit i tenderit në fjalë ishte 21 milionë lekë, por për shkak të një gabimi në sipërfaqen e projektit, ku u ndryshua nga 2.04 hektarë në 20.4 hektarë, vlera arriti në 210 mln lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bledi Çuçi e Damian Gjiknuri takim me sipërmarrës të turizmit në Vlorë

Bledi Çuçi e Damian Gjiknuri zhvilluan një takim me disa përfaqësues të bizneseve të turizmit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në një lokal veror në Vlorë, digjen çadra dhe shezlonge

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një lokal veror buzë plazhit në Vlorë, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kolapsi i Bisedimeve të Busanit rreth ndotjes plastike dhe implikimet për Shqipërinë

Lehtësia në përdorim dhe varësia nga plastika e bën largimin e saj tejet kompleks. Ajo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje nga plagosja në Tiranë: Sherri nisi për paratë me fajde, si ndodhi përplasja brenda restorantit

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në një lokal në kryeqytet mbrëmjen e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po prodhonte armë biologjike në papafingo, kapet 16 vjeçari

Një ngjarje shqetësuese ka tronditur qytetin e vogël Zeithain, në landin e Saksonisë në Gjermani,…

LEXO ME SHUME