Categories Lajme

Goditën me grushte futbollistin e ekipit, pranga dy trajnerëve në Sarandë

Dy trajnerë të klubit sportiv “Butrinti” janë arrestuar nga policia në Sarandë, pasi akuzohen se kanë dhunuar lojtarin e ekipit të tyre, gjatë një ndeshje të Kategorisë së Parë të futbollit.

Specialistët e krimeve në Sarandë, pas marrjes së njoftimit se futbollisti Albi Selimaj ishte goditur me grushte, nisën punën për zbardhjen e ngjarjes, duke zbuluar se 21-vjeçari ishte dhunuar nga trajnerët e tij.Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme gjatë sfidës miqësore me ekipin e Memaliajt dhe lojtari ndodhet i shtruar në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

“Në përfundim të veprimeve për këtë rast u bë ndalimi i shtetasve N. N., 52 vjeç (trajner i parë) dhe Dh. M., 45 vjeç (trajner altlet), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim”, sqaron policia. Trajnerët Neritan Novi dhe Dhiogjen Muço e kanë goditur futbollistin e tyre në dhomat e zhveshjes, për shkak të performancës së tij të dobët në fushë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME