Categories Lajme

Akuzat e SPAK ndaj babait dhe bashkëshortit, flet Argita Malltezi: Rrëshqitje e tmerrshme e sistemit të drejtësisë

“Një rrëshqitje e tmerrshme e sistemit të drejtësisë”, kështu i ka quajtur Argita Malltezi akuzat ndaj babait të saj, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortit Jamarbër Malltezi.

Në një intervistë të rrallë në studion te “Top Story” në Top Channel, Malltezi e ka quajtur çështjen e SPAK si sulm politik. Ajo tha se nuk e mendonte kurrë, por çdo gjë është e mundur.

“Përveç faktit që në jetën time politika dhe familja janë dy gjëra të pandashme, është babai, është tim shoq, ky është një rast ku edhe si juriste edhe si familjare dhe si një njeri që i ndjek zhvillimet politike, e konsideroj si një rrëshqitje jashtëzakonisht të sistemit të së drejtës. Kur sulmin politik e bën sistemi i drejtësisë kjo është një rrëshqitje e rëndë. Sot unë ju jam mirënjohëse që më keni ftuar”, tha Malltezi.

E pyetur nga moderatorja Grida Duma për pasurinë e saj, Malltezi tha se ka qenë ndër të parat që ka deklaruar çdo qindarkë të pasurisë së saj që prej vitit 2005.

“Ka qenë një prej vendimeve më të mira në rrafshin e vendimeve politike. E vërteta është liri që ti të veprosh në një strukturë që ti e njeh. Po të mos ishte bërë ai deklarim, sot njerëzit do të kishin më shumë paqartësi se çfarë kanë.

Edhe përpara atij deklarimi, jam përpjekur të ndjek atë sistem normash morale tek i cili unë mbahem fort dhe e kam ndjekur vazhdimisht. Për këtë fakt, që kur kam mbaruar fakultetin, kam ruajtur çdo lloj dokumenti. Dhe kjo është bërë një armë shumë e fortë për mua”, u shpreh Malltezi.

Argita Malltezi në intervistën ekskluzive në emisionin “Top Story” tha se nuk ishte ajo që e bëri Lulzim Bashën pjesë të PD, nisur nga pyetja e drejtuar nga gazetarja Anila Hoxha.

Malltezi: Për sa kohë ai nuk do të pranojë të bëjë kompromis me të keqen, është e drejta e tij të ndjekë atë që mendon se është e drejtë. Një ditë të gjithë ne dalim dhe bëjmë logaritë para tjetërkujt, atë ditë duhet të jesh i bindur se do të kesh diçka për të thënë.

Hoxha: Lulzim Basha ka qenë miku juaj, a jeni penduar që e keni sjellë në politikë?

Malltezi: Unë nuk e kam sjellë kurrë në politikë, është gënjeshtër, sigurisht që ka qenë pjesë e rrethit tim shoqëror, ka qenë pjesë e rrethit të afërt shoqëror, ai ka pasur ofertë nga një parti tjetër në 2005 kur ka ardhur, e vetmja gjë që më ka kërkuar ka qenë të takonte Sali Berishën. Nuk e kam ditur se për çfarë do të flasin dhe nuk kam dashur ta di. Nuk më ka kërkuar kurrë një gjë të tillë, s’e kam bërë jo me Lulzim Bashën, por me asnjë njeri tjetër për një arsye të vetme, sepse nuk kam dashur kurrë t’i jap kosto Sali Berishës.

Malltezi: Shkresa numër 4533 datë 21.07.2005 i zotit Vangjeli dërgon kërkesë zyrtare për fillimin e procedurave të privatizimit të klubit Partizani ministrit të Mbrojtjes Pandeli Majko, ministrit të Sporteve Blendi Klosi. Këta i përgjigjen në 22 korrik një ditë më pas me shkresat përkatëse, janë të gjitha të cituara. Që në 2003 klubi Partizani ka dalë nga skema e përhapjes. Unë nuk jam eksperte, por skema e përhapjes nuk do të thotë që janë të gjitha pronat e ushtrisë në Shqipëri, janë ndoshta pikat ku përhapet ushtria, është i kufizuar si nocion. Nuk përfshihen të gjitha pronat e ushtrisë, për shembull, aktualisht lista e pronave të ushtrisë që prvatizohet ka 600 objekte,  këto objekte janë jashtë skemës së përhapjes. Sali Berisha nuk ka infuencuar në kthimin e pronës, nuk ka influencuar në nxjerrjen nga skema e përhapjes. Kjo është një pikë. T’i marrim ligjet…

Rakipllari: Unë e kam lexuar vendimin e gjykatës.

Malltezi: Nuk të bën përshtypje fakti që këta fshehin dokumente?! Aty thuhet që në 2003 ka dalë nga skema dhe pastaj u rrotullohen fjalëve për të krjuar përsëri konfuzion. Nuk thuhet se ka qenë në skemën e përhapjes, përkundrazi, vendimi thotë, nuk është shumë e qartë nëse ka qenë në skemën e përhapjes. Nuk ka qenë në skemën e përhapjes, dhe kush ëshë gjëja tjetër e pafalshme për një jurist, unë nuk arrij ta kuptoj se si arrin të manipulojë një jurist ligjin në këtë formë. Interpretohet dokumenti krejt ndryshe.

Argita Malltezi e quan Prokurorinë e Posaçme altoparlant të gënjeshtrave të kryeministrit Edi Rama.

E ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel ajo thekson se familjet nuk janë shpronësuar.

MallteziArsyeja që nuk është bërë më parë kallëzimi është se e konsiderojmë të drejtën e prokurorisë për të hetuar për çdo lloj çështje në çdo periudhë kohore. Kur u bënë tre vite ishte e qartë se dosja nisi të përdorej politikisht se asgjë e re nuk po ndodhte më. Për këtë arsye dorëzuam një kallëzim penal ndaj Taulant Ballës për kallëzim të rremë. Ai dinte që ishin të rreme, kryesorja është çështja e origjinës së pronës, ai doli para mediave që prona është shpronësuar nga italianët në vitin 1940, është gënjeshtër, SPAK u bë altoparlant i sulmeve të Edi Ramës. A kishte mudësi SPAK ta verifikonte këtë? Absolutisht!

Ajo letër e arkivit të shtetit që përmendet në dosje përmend një nga trashëgimtarët e familjeve të shpronësuara, toka e tyre është larg, familjarët kanë dokumente zyrtare që tregojnë se janë pronarë të ’43, ‘46 janë shpronësuar nga komunistët. Kur dokumenti  është i 46-ës që tregon se janë pronarë, do të thotë se nuk janë shpronësuar në ’40-ën. E nisën në bazë të kësaj, SPAK nuk është drejtësi, por sulm kamxhik politik. Nuk e kemi marrë dosjen e Taulant Ballës, nuk kemi marrë asgjë veç vendimit, është kërkuar zyrtarisht, nuk mohohet, por ne na kalon afati i apelimit. Ne kemi bërë apelin për të mos humbur procedurat, në lidhje me atë që më pyetët, nuk kemi probleme me hetimin, Jamarbër ka ngritur padi civile ndaj mediave ka bërë prononcime në Facebook, është çështje sulmi politik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacion në Sarandë, lëvizte i armatosur në qytet, prangoset 30-vjeçari nga Vlora

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ambasadori i SHBA-së në NATO vizitë në Shqipëri, ambasada amerikane në Tiranë: Vlerësojmë dhe mbrojmë vlerat tona të përbashkëta

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka mirëpritur Ambasadorint e SHBA-së në NATO, Matthew…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Qeveria miraton masën e indeksimit për pensionet, ja si do të llogaritet

Qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve në vlerën 6.4 përqind. Vendimi aplikohet për llogaritjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandal \ “Qenef, hale pa dyer, gjarpërinj, na hoqën mendjen!”/ Korreshi denoncon gjendjen e shkollave në Lushnjë: Kjo është situata me të cilën përballen kalamajtë!

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka denoncuar gjendjen alarmante të shkollave në fshatrat e Lushnjës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME