Categories Politike

Akuzat për kryebashkiakun e Vaut të Dejës/ PD: Javën tjetër do të nxjerrim letrat për Mark Babanin

Partia Demokratike do të publikojë javën e ardhshme dokumente të tjera të cilat vërtetojnë akuzat e ngritura nga selia blu ndaj kryetarit të Bashkisë Vau Dejës Mark Babani.

Një fakt i tillë është bërë publik, nga numri dy i PD-së Gazmend Bardhi i cili ishte në Shkodër në kuadër të procesit të zgjedhjeve të sekretariateve në degën e PD Shkodër.

Nga ana tjetër Bardhi i pyetur në lidhje me aksionin opozitar është shprehur se protestat do të vijojnë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë Rama. Ai tha se PD nuk synon mbylljen e derës së integrimit por plotësimin e kushteve nga ndërkombëtarët, ku në thelb janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

PD Shkodër, ka zhvilluar procesin e zgjedhjeve të sekretariateve ku janë caktuar 4 sekretar për cështjet organizative ndërkohë që është miratuar edhe bordi i këshilltarëve i cili do të monitorojë dhe adresojë cështje të cilat lidhen me disa fusha të ndryshme.

Partia Demokratike në datë 10 shtator i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e Mark Babanit, kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, pasi sipas selisë blu dyshohet se ka fshehur ndalime, dënime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME