Categories Politike

Akuzat për lobim ndaj Bashës, Alibeaj rikthen çështjen e fotos së Ramës me Obamën: Nga erdhën 80 mijë dollarët

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka rikthyer sot në fokus çështjen e fotos së kryeministrit Edi Rama me ish-presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, duke kërkuar që të vërtetohet burimi i 80 mijë eurove që u paguan për atë shkrepje. Në një deklaratë për mediat, nëj ditë pasi media gjermane “Bild”, publikoi dhe fshiu një artikull kundër kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me lobimin në SHBA-, Alibeaj ka zgjedhur këtë mënyrë kundërpërgjigjie.

Ish-deputeti i PD-së shtoi se kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste duke të deklarojë burimin e 80 mijë dollarëve që u paguan, duke mos bërë asnjë lloj komenti mbi artikullin e “Bild”, që akuzonte Bashën për lobimin në ShBA, dhe shumën prej 675 mijë dollarë, të cilat sipas media gjermane, PD i përdori për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE. Alibeaj shtoi se qytetarët presin që drejtësia shqiptare të jetë e paanshme për të nxjerrë të vërtetën e këtij financimi.

“Edi Rama po dështon në strategjinë për të akuzuar opozitën për punët e pista që bën vetë. Dështoi me prokurorinë që e mbajti nën kontroll 2 vjet për një akuzë qesharake dhe të gënjeshtërt për të sulmuar Partinë Demokratike dhe liderin e opozitës. Dështoi me shqiptarët që e kanë bërë personazh mallkimesh dhe barcaletash, dështoi me mediat ndërkombëtare prestigjioze. Të gjithë këta, shqiptarët, media dhe prokuroria politike e dinë për fakt të vërtetë, të provuar nga drejtësia amerikane, se fotoja e Edi Ramës me Barack Obamën është kryer përmes një kontributi të paligjshëm prej 80 mijë dollarësh.

Të gjithë e dinë së për atë foto, Edi Rama u paraqit si gruaja e shtetasti amerikan Bilal Shehu, i cili sot është i dënuar nga drejtësia amerikane, bashkë me shtetasin tjetër amerikan William Argeros, për përdorimin e fondeve të huaja në zgjedhjet amerikane. Tre persona janë përgjegjës për foton e Edi Ramës me Barack Obamën, e cila u krye nëpërmjet një kontributi të paligjshëm prej 80 mijë dollarësh: Bilal Shehu, William Argeros dhe Edi Rama. Dy prej tyre janë tashmë të dënuar nga drejtësia Amerikane. I treti, Edi Rama, vijon të jetë mbi ligjin. Sot, ironia për ta paraqitur Edi Ramën si “gruaja e Bilalit”, nuk mjafton. Ne jemi këtu për të theksuar se pas dënimit të dy bashkëpunëtorëve të tij, Bilali dhe Argeros, i takon Edi Ramës të merret si i pandehur, sepse shuma prej 80 mijë dollarësh, vjen nga një burim i paligjshëm dhe nuk është deklaruar as nga Edi Rama, as nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Qytetarët presin që drejtësia shqiptare të jetë e paanshme. Për të nxjerrë të vërtetën e financimit të paligjshëm të fotos 80 mijë dollarëshe të Edi Ramës, sot kërkohet standardi i drejtësisë amerikane,“- u shpreh Alibeaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME