Categories Lajme

Akuzat për manipulimin e zgjedhjeve shtojnë ‘arkën’ e Donald Trump

Për një periudhë kohe që nga mesi i tetorit e deri më sot, presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur të grumbullojë 495 milionë dollarë, ndërsa 207.5 milionë prej tyre i ka mbledhur pas ditës së zgjedhjeve, duke ngritur alibinë e manipulimit të procesit zgjedhor në disa shtete.

Nga 15 tetori deri më 23 nëntor, Trumpi ka grumbulluar mesatarisht nga 13 milionë dollarë në ditë. Shuma masive është arritur edhe si rezultat i thirrjeve të vazhdueshme të zyrtarëve të fushatës së tij.

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave mund të shkojë për komitetin politik “Save America”, të cilin presidenti në largim mund ta përdorë për aktivitete të ndryshme pasi të largohet nga pushteti.

Që nga fundi i tetorit, zyrtarët e fushatës së Trumpit kanë shpenzuar 8.8 milionë dollarë për procese gjyqësore rreth rezultatit të zgjedhjeve në shtetet ku gara ka qenë më e rëndësishme. Nga kjo shumë, 30 mijë dollarë kanë shkuar për këshillim ligjor nga Jenna Ellis, një nga avokatet më të rëndësishme të ekipit ligjor të Trumpit pas zgjedhjeve presidenciale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME